SporT
 

 

 

 

 

 
 
 

 

 

 

 

 

 

 

 
 

 

 

 

 

 

 

 

 
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Henry: Ronaldo nuk mund të krahasohet me Messi

 
Dy pretendentët kryesorë për
Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo nuk e meriton ta fitojë "Topin e Artë" këtë vit, porse bashkëlojtari i tij Leo Messi, për të cilin thotë se është lojtari më i mirë në botë.

Kanë mbetur pak më shumë se tri javë për zgjedhjen e futbollistit më të mirë në Evropë për vitin 2008, ndërsa dy pretendentët kryesorë janë superylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, dhe magjia e Barcelonës, Lionel Messi.

“Messi është më i miri. Ajo që bën ai në futboll vjen nga një botë tjetër. Ai është i veçantë”.

“Pasi e përcolla ndeshjen ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Unitedit, më duhet të them se Cristiano Ronaldo nuk mund të krahasohet me Messin. Mendoj se Messi e meriton ‘Topin e Artë’ këtë vit”, ka thënë Henry.

 
 
 
 


La Liga java e 10-të: Top njëmbëdhjetë lojtarët 

 

Samuel Eto, golashënuesi më i mirë në La Liga me 13 gola

Dy skuadrat e mëdha spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona, kanë shfaqur spektakël gjatë javës së dhjetë në La Liga, ndërsa dy sulmuesit e tyre, Gonzalo Higuain dhe Samuel Eto’o kanë shënuar nga katër gola. Ndërkohë që shumë lojtarë të tjerë kanë shfaqur lojëra të mira, ndërsa ne do të përmendim njëmbëdhjetë më të mirët.

Formacioni 4-3-3

Portier: Daniel Aranzubia (Deportivo La Coruna)

Mbrojtës: Carles Puyol (Barcelona), Andoni Iraola (Athletic Bilbao), Roversio (Osasuna), Gonzalo (Villarreal),

Mesfushorë: Mehmet Aurelio (Real Betis), Joaquin (Valencia), Jesus Navas (Sevilla)

Në fazën e sulmit: Lionel Messi (Barcelona), Gonzalo Higuain (Real Madrid), Samuel Eto'o (Barcelona)

 

 

 

Mjeshtri më i madh i gjuajtjeve të lira

Të gjithë jemi të njohur me mega-gjuajtjet e lira të Alessandro Del Pieros me të cilat është i njohur në mbarë botën, përveç kësaj ekziston edhe e ashtuquajtura “pozita Del Piero”, nga e cila ikona e Juves shumë i saktë.

Nuk duhet harruar edhe yllin e Lyonit, Juninho, i cili po ashtu ka gjuajtje mjaftë precize dhe metodën e tij të posaçme në gjuajtjen e tyre. Të dy këta lojtarë, Del Piero dhe Juninho, shënuan nga gjuajtja e lirë në xhiron e fundit të Ligës së Kampionëve dhe njëherit konsiderohen si dy konkurrentët më të mëdhenj të gjuajtjeve të lira, prej lojtarëve të cilët janë ende aktivë.

Përveç tyre, ekzistojnë edhe shumë lojtarë të cilët janë të saktë nga gjuajtjet e lira dhe kanë mënyrat e tyre të gjuajtjeve, duke mos harruar Tottin, Pirlon, Ronaldinhon, Sneijderin etj. 

Më poshtë është lista e lojtarëve të cilat luajnë në pesë ligat më të forta në Evropë, dhe cili mendoni se është mjeshtri më i madh i gjuajtjeve të lira?

Itali 

Alessandro Del Piero (Juventus dhe Itali) 
Andrea Pirlo (Milan dhe Itali) 
Ronaldinho (Milan dhe Brazil) 
Adrian Mutu (Fiorentina dhe Rumuni) 
Francesco Totti (Roma dhe Itali)

Spanjë

Wesley Sneijder (Real Madrid dhe Holandë) 
Rafael Van der Vaart (Real Madrid dhe Holandë) 
Simao (Atletico Madrid dhe Portugali) 
Dani Alves (Barcelona dhe Brazil) 
Xavi (Barcelona dhe Spanjë)

Angli 

Cristiano Ronaldo (Manchester United dhe Portugali) 
Robin Van Persie (Arsenal dhe Holandë) 
Steven Gerrard (Liverpool dhe Angli) 
Deco (Chelsea dhe Portugali) 
Michael Ballack (Chelsea dhe Gjermani)

Gjermani 

Diego (Werder Bremen dhe Brazil) 
Sejad Salihovic (1899 Hoffenheim dhe Bosnje e Hercegovinë) 
Piotr Trochowski (Hamburger dhe Gjermani)

Francë 

Juninho (Lyon dhe Brazil) 
Wendel (Bordeaux dhe Brazil) 
Yoann Gourcuff (Bordeaux dhe Francë)

 


Bundesliga- Java e 12-të: Njëmbëdhjetëshi më i mirë

 

Frank Ribery, njëri nga lojtarët që zhvilloi lojë të mirë këtë javë

Derbin e javës së dymbëdhjetë në Bundesliga ndërmjet Schalkes dhe Bayernit e fituan kampionët. Lideri i tabelës Hoffenheim u mposht nga Hertha e Berlinit, Werderi barazoi. Hamburg shënoi fitore, ndërsa Bayer Leverkusen u ngjit në pozitën e parë pas barazimit me Karlsruhen.

Njëmbëdhjetë lojtarët që luajtën më mirë këtë javë në Bundesligë(formacioni 3-4-3): 

Portier: Uwe Gospodarek (Monchengladbach) 

Mbrojtës: Filip Daems (Monchengladbach), Pedro Geromel (1.FC Koln), Michael Kadlec (Bayer Leverkusen) 

Mesfushorë: Antonio da Silva (Karlsruhe), Marko Marin (Monchengladbach), Franck Ribery (Bayern Munich), Ivica Olic (Hamburg) 

Sulmues: Nikos Liberopoulos (Eintracht Frankfurt), Grafite (Wolfsburg), Mladen Petric (Hamburg)

 

 

Video Sportwww.ali-likova.tk

La Liga, Real Madrid 4-3 Malaga

 

Arsenal vs. Manchester United, kush duhej të luante

 

 

 

Wenger fiton përballë Fergusonit

Të shtunën në Emirates është zhvilluar superderbi i javës së 12-të i Ligës Premier ndërmjet Arsenalit dhe Manchesterit United të cilin e fitoi Arsenali me rezultat 2-1.

 

Dy trajnerët kishin në dispozicion këto lojtarë:

Trajneri i topçinjve Arsene Wenger

Portierë: Almunia dhe Fabianski 

Mbrojtës: Sagna, Toure, Gallas, Silvestre, Djourou, Gibbs dhe Clichy 

Mesfushorë: Diaby, Fabregas, Nasri, Walcott, Denilson, Ramsey, Song dhe Wilshere 

Sulmues: Vela dhe Bendtner 

Trajneri i Manchës Sir Alex Ferguson

Portierë: Van der Sar, Kuszczak dhe Foster. 

Mbrojtës: Neville, Rafael, Ferdinand, Vidic, Evans, O'Shea dhe Evra. 

Mesfushorë: Carrick, Possebon, Fletcher, Anderson, Giggs, Nani dhe Park. 

Në fazën e sulmit: Ronaldo, Rooney, Berbatov, Tevez.

Cili do të kishte qenë formacioni fitues i Manchester Unitedit, pasi gjithçka shkoi mirë për Arsenalin dhe nuk ka nevojë të japim sugjerime. Ku gaboi Sir Alex Ferguson?

 

 

 

 

 

 

 

Alex Del Piero

Xhiroja e katërt e Ligës së Kampionëve: Njëmbëdhjetëshi më i mirë

Xhiroja e katërt e fazës grupore të Ligës së Kampionëve shënoi disa befasi, por edhe paraqitje të shkëlqyeshme të shumë lojtarëve.

Befasia më e madhe ishte barazimi i skuadrës së Arjan Beqajt, Anorthosis Famagusta, kundër kampionëve të Italisë, Inter, me rezultat 3-3. 

Vlen të përmendet se kjo ishte një javë e dobët për skuadrat angleze prej të cilave asnjëra nuk arriti të fitonte. Chelsea u mposht nga Roma në Olimpico me rezultat 3-1, Manchester United dhe Liverpool barazuan me shumë fat kundër Celticut dhe Atleticos, respektivisht, ndërkohë që Arsenal barazoi pa gola në Emirates kundër Fenerbahces. 

Italianët u paraqitën mirë këtë javë, përveç Interit kur kihet parasysh niveli i kundërshtarit me të cilin është ndeshur, porse asnjëra skuadër italiane nuk u mposht. Roma shënoi fitore sensacionale kundër Chelseat, edhe më bukur Juventusi e mposhti Realin në Bernabeu, derisa Fiorentina pa fat barazoi në Arthemio Franchi kundër Bayernit. 

Kjo javë nuk mund të quhet e mirë edhe për spanjollët, pasi që Barcelona barazoi me kampionët e Zvicrës, Basel, Villarreali barazoi me Aalborgun, Atletico po ashtu barazoi, pa fat me Liverpoolin, ndërsa Reali u mposht nga Juve. 

Sukses më të madh ketë javë arritën skuadrat Franceze të cilat fituan të gjitha takimet. Skuadra e Lorik Canës, Olimpique Marseille shënoi fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve duke mposhtur PSV me rezultat 3-0. Lyoni shënoi fitore ndaj Steaua Bucurestit, ndërsa Bordeaux fitoi ndaj Cluj në udhëtim. 


Formacioni ideal i xhiros së katërt të L.K. (4-3-3)

 
Portier: Steve Mandanda (Olympique Marseille) 

Mbrojtës: Anthony Reveillere (Olympique Lyon), Giorgio Chiellini (Juventus), Pape Diakhate (Dynamo Kyiv), Radek Sirl (Zenit) 

Mesfushorë: Momo Sissoko (Juventus), Jeremy Toulalan (Olympique Lyon), Giorgios Karagounis (Panathinaikos) 

Sulmues: Alessandro Del Piero (Juventus), MirkoVucinic (Roma), Mamadou Niang (Olympique Marseille)

 

 

Ruud van Nistelrooy ka shënuar 12 gola në një edicion të LK (Manchester United, 2002-2003)
Disa statistika për Ligën e Kampionëve

 
Ruud van Nistelrooy ka shënuar 12 gola
 në një edicion të LK 
(Manchester United, 2002-2003)



Në prag janë ndeshjet e dyta të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, garës më prestigjioze të futbollit në Evropë.

Të martën  zhvillohet derbi ndërmjet të Bayern Munichut dhe Lyonit në Allianz Arena.

Nga ndeshjet e të mërkurës që bien në sy është, përballja në mes të Interit dhe Werder Bremenit, në Giuseppe Meazza, si dhe ekipet e dy shqiptarëve, Lorik Canës dhe Arian Beqajt. 

Marseille i Canës udhëton në kryeqytetin spanjoll për t’u takuar me Atletico de Madrid, ndërsa skuadra e Beqajt, Anorthosis, pret në shtëpi ekipin grek Panathinaikos. 

Për të nxitur emocionet tuaja para ndeshjeve të radhës, po ju sjellim disa shifra më interesante të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve: 


Fitoret më të thella: 

8-0: Liverpool-Besiktas (06.11.2007) 

7-0: Arsenal-Slavia Praga (23.10.2007) 

7-0: Juventus-Olimpiakos (10.12.2003) 


Më shumë gola në një edicion 
12: Ruud van Nistelrooy (Manchester United, 2002-2003) 

4 gola në një ndeshje: 
- Marco van Basten, 
- Simone Inzaghi, 
- Dado Prso, 
- Ruud van Nistelrooy, 
- Andriy Shevchenko. 

Tre golat më të shpejtë 
- Për 10.03 sekonda: Roy Makaay për Bayernin në ndeshjen Bayern Munich - Real Madrid (1-1) 
- Për 20.07 sekonda: Gilberto për Arsenalin në ndeshjen PSV Eindhoven-Arsenal (4-0) 
- Për 20.12 sekonda: Alesandro Del Piero për Juventusin në ndeshjen Manchester United - Juventus

 

Cristiano Ronaldo 

Zgjidhni njëmbëdhjetëshin më të mirë të sezonit të kaluar



FIFPro ka zbuluar njëmbëdhjetëshin më të mirë në botë, ndërkohë që më këtë përzgjedhje nuk janë pajtuar tifozët, ekspertët, gazetarët dhe profesionistët në mbarë botën, njofton "Goal.com".

Ata të cilët ishin të nominuar për të marrë pjesë në këtë njëmbëdhjetësh përbëjnë këtë listë të gjatë: 

Portierët:

Artur Boruc [Poloni/ Celtic];
Gianluigi Buffon [Itali/ Juventus];
Iker Casillas [Spanjë/ Real Madrid];
Petr Cech [Çeki/ Chelsea], 
Edwin van der Sar [Holandë/ Manchester United]. 

Mbrojtësit:

Daniel Alves [Brazil/ Sevilla]; 
José Bosingwa [Portugali/ FC Porto]; 
Fabio Cannavaro [Itali/ Real Madrid]; 
Ricardo Carvalho [Portugali/ Chelsea]; 
Gaël Clichy [Francë, Arsenal]; 
Ashley Cole [Angli/ Chelsea]; 
Patrice Evra [Francë/ Manchester United]; 
Rio Ferdinand [Angli/ Manchester United]; 
Philipp Lahm [Gjermani/ Bayern Munich];
Ferreira Lucio [Brazil/Bayern Munich];
Paolo Maldini [Itali/ AC Milan]; 
Alessandro Nesta [Itali/ AC Milan];
Pepe [Portugali/ Real Madrid];
Carles Puyol [Spanjë/ Barcelona];
Sergio Ramos [Spanjë/ Real Madrid]; 
John Terry [Angli/ Chelsea];
Nemanja Vidic [Serbi/ Manchester United]; 
Gianluca Zambrotta [Itali/ Barcelona]; 
Javier Zanetti [Argjentinë/ Inter]; 
Yuri Zhirkov [Rusi/ CSKA Moscow]. 

Mesfushorët:

Deco [Portugali/ Barcelona]; 
Michael Ballack [Gjermani/ Chelsea]; 
Michael Essien [Gana/ Chelsea]; 
Gennaro Gattuso [Itali/ AC Milan]; 
Cesc Fabregas [Spanjë/ Arsenal]; 
Steven Gerrard [Angli/ Liverpool; 
Andrès Iniesta [Spanjë/ Barcelona]; 
Kaká [Brazil/ AC Milan]; 
Frank Lampard [Angli/ Chelsea]; 
Javier Mascherano [Argjentinë/ Liverpool]; 
Andrea Pirlo [Itali/ AC Milan];
Franck Ribery [Francë/ Bayern Munich]; 
Marcos Senna [Spanjë/ Villareal]; 
Wesley Sneijder [Holandë/ Real Madrid]; 
Xavi [Spanjë/ Barcelona]. 

Lojtarët në fazën e sulmit:

Andrei Arshavin [Rusi/ Zenit St Petersburg]; 
Dimitar Berbatov [Bullgari/ Tottenham Hotspur]; 
Didier Drogba [Bregu i Fildishtë/ Chelsea];
Samuel Eto'o [Kmerun/ Barcelona]; 
Thierry Henry [Francë/ Barcelona];
Zlatan Ibrahimovic [Suedi/ Inter]; 
Lionel Messi [Argjentinë/ Barcelona];
Ruud van Nistelrooy [Holandë/ Real Madrid]; 
Ronaldinho [Brazil/ Barcelona]; 
Cristiano Ronaldo [Portugali/ Manchester United];
Ëayne Rooney [Angli/ Manchester United]; 
Carlos Tévez [Argjentinë/ Manchester United]; 
Luca Toni [Itali/ Bayern Munich]; 
Fernando Torres [Spanjë/ Liverpool]; 
David Villa [Spanjë/ Valencia]. 

Njëmbëdhjetëshin më të mirë zyrtare të përzgjedhur nga FIFPro: 

Casillas -
Ramos -
Ferdinand - 
Terry - 
Puyol 
Xavi- 
Gerrard - 
Kaka -
Messi - 
Torres - 
Ronaldo -

Kush mendoni se do ta përbënte njëmbëdhjetëshin më të mirë në bazë të lojës që e kanë shfaqur në sezonin e kaluar?


Xavi, njëri nga lojtarët më të mirë të javës së nëntë

Lojtarët më të mirë të javës së nëntë në La Liga

 
Xavi, njëri nga lojtarët më të mirë të javës së nëntë

Në një javë plot befasi ku janë shënuar 35 gola, kur Barcelona është ngjitur në kreun e tabelës, derisa rivalët e Madrid kanë barazuar, shumë lojtarë kanë shfaqur formë të shkëlqyer, sidoqoftë këtu do të zgjedhim vetëm njëmbëdhjetë më të mirët.

Formacioni ideal i javës së nëntë (3-4-3) 

Portier: 
Daniel Aranzubia (Deportivo La Coruna) 

Mbrojtës: 
Angel Lopez (Villarreal), 
Nicolas Pareja (Espanyol), 
Carles Puyol (Barcelona) 

Mesfushorë: 
Angel Lafita (Deportivo La Coruna),
 Xavi (Barcelona),
 Santi Cazorla (Villarreal), 
Fabian Canobbio (Valladolid) 

Sulmues: 
Mate Bilic (Sporting Gijon), 
Mohammed Tchite (Racing Santander), 
Sergio Agüero (Atletico Madrid)

 

 

Thierry Henry


Mediat angleze dhe spanjolle spekulojnë se Thierry Henry në afatin kalimtar të janarit mund të transferohet në Stamford Brige.

Mësohet se Luiz Felipe Scolari është i gatshëm të bëjë një ofertë për ta kthyer sulmuesin francez sërish në ishull 

31-vjeçari po kalon sezonin e dytë te Barcelona, mirëpo nuk ka arritur t’i bëjë për vite tifozët në Camp Nou, ndërkohë që Scolari dëshiron më shumë opsione në sulmin e Bluve.

Mirëpo problemet financiare të pronarit të Chelseat ia kufizojnë Scolarit realizimin e dëshirave të tij, pasi që gazeta “The People” ka njoftuar se trajneri i Chelseat do të ketë në dispozicion vetëm pesë milionë funte të shpenzojë këtë dimër, derisa kjo vlerë është sa gjysma e pagës së Henry.





Alessandro Del Piero

Del Piero: Futbollin e bazoj në shqisat e mia



Kapitin i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka njoftuar se e veçanta e gjuajtjeve të lira të cilat i ekzekuton ai është se ata përfundojnë në rrjet.

Ikona e Juves ishte protagonisti kryesor në takimin e të dielës kundër Chievos duke shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë, i cili ishte goli i pestë nga gjuajtjet e lira i shënuar nga mjeshtri Alex në të gjitha garat këtë sezon.

“Sorrentino (portieri i Chievos) e vendosi shumë mirë murin, mirëpo unë gjithmonë futbollin e bazoj në shqisat e mia, e ndjej. Ndoshta është pikërisht kjo arsyeja pse gjuajtjet e mia dallojnë”.

“Të them të drejtën ka mënyra të shumta për ekzekutimin e gjuajtjeve të lira. Ndërsa e rëndësishmja është se topi përfundon në rrjet”, ka shpjeguar Del Piero.







 

Rezultatetwww.ali-likova.tk
La Liga- Java e 10-të

E diel, 09 nëntor

Getafe 0 - 3 Valencia

Sevilla 1 - 0 Recreativo Huelva

Deportivo La Coruna 1 - 0 Espanyol 
Mallorca 3 - 3 Athletic Bilbao 
Numancia 2 - 4 Real Betis 
Osasuna 0 - 0 Atletico Madrid 
Racing Santander 1 - 0 Sporting Gijon 
Villarreal 2 - 1 Almeria 
E shtunë, 08 nëntor

Barcelona 6 - 0 Valladolid

Real Madrid 4 - 3 Malaga

Liga Premier-Jave e 12-të

E diel, 09 nëntor

Fulham 2 - 1 Newcastle U.

Aston Villa 1 - 2 Middlesbrough 
Manchester C. 1 - 2 Tottenham H.

Blackburn R. 0 - 2 Chelsea

E shtunë, 08 nëntor

Liverpool 3 - 0 West Bromwich A.

Hull C. 0 - 1 Bolton W. 
Sunderland 1 - 2 Portsmouth 
West Ham U. 1 - 3 Everton 
Arsenal 2 - 1 Manchester U. 
Wigan Athletic 0 - 0 Stoke C.

Serie A- Java e 11-të

E diel, 09 nëntor

Lecce 1 - 1 AC Milan

Catania 2 - 1 Cagliari 
Chievo 0 - 2 Juventus 
Fiorentina 2 - 1 Atalanta 
Genoa 4 - 0 Reggina 
Inter Milan 1 - 0 Udinese 
Lazio 3 - 0 Siena 
Napoli 2 - 0 Sampdoria

E shtunë, 08 nëntor

Bologna 1 - 1 AS Roma

Torino 1 - 0 Palermo

Ligue 1- Java e 13-të

E diel, 09 nëntor

Paris S.G. 1 - 0 Lille

Saint-Etienne 0 - 3 Rennes 
Valenciennes 0 - 1 Nancy

E shtunë, 08 nëntor

Nantes 1 - 1 Toulouse

Bordeaux 2 - 0 Auxerre 
Caen 0 - 1 Le Havre 
Grenoble 0 - 3 Marseille 
Lorient 0 - 1 Nice 
Monaco 0 - 1 Lyon 
Sochaux 2 - 1 Le Mans

Bundesliga-Java e 12-të

E diel, 09 nëntor

Eintracht Frankfurt 2 - 2 Stuttgart 
Hertha BSC 1 - 0 Hoffenheim 
Schalke 1 - 2 Bayern Munich

E shtunë, 08 tetor

Arminia Bielefeld 0 - 2 Monchengladbach 
Bochum 0 - 0 Werder Bremen 
Hamburger SV 2 - 1 Borussia Dortmund 
Karlsruhe 3 - 3 Bayer Leverkusen 
Wolfsburg 3 - 0 Energie Cottbus

E premte, 07 nëntor

1. FC Cologne 2 - 1 Hannover

Kupa UEFA

E enjte, 06 nëntor 

Grupi A 

Manchester C. 3 - 2 FC Twente Enschede 
Racing Santander 1 - 1 Schalke 

Grupi B 

Metalist Kharkiv 0 - 0 Hertha BSC 
Benfica 0 - 2 Galatasaray 

Grupi C 

Stuttgart 2 - 0 Partizan Belgrade 
Standard Liege 1 - 0 Sevilla 

Grupi D 

Spartak Moscow 1 - 2 Udinese 
Tottenham H. 4 - 0 Dinamo Zagreb 

Grupi E 

Wolfsburg 5 - 1 SC Heerenveen 
AC Milan 1 - 0 Braga 

Grupi F

Ajax Amsterdam 1 - 0 Zilina 
Slavia Prague 0 - 1 Aston Villa 

Grupi G

Saint-Etienne 3 - 0 Rosenborg 
Valencia 1 - 1 FC Copenhagen

Grupi H 

Lech Poznan 2 - 2 Nancy 
Feyenoord Rotterdam 1 - 3 CSKA Moscow

Liga e Kampionëve

 

E mërkurë, 05 nëntor

Grupi E

Aalborg BK 2 - 2 Villarreal 
Celtic 1 - 1 Manchester U. 

Grupi F

Fiorentina 1 - 1 Bayern Munich 
Lyon 2 - 0 Steaua Bucuresti 

Grupi G

Arsenal 0 - 0 Fenerbahce 
Dynamo Kyiv 1 - 2 FC Porto 

Grupi H

BATE Borisov 0 - 2 Zenit St. Petersburg 
Real Madrid 0 - 2 Juventus

 

E martë, 04 nëntor

Grupi A

AS Roma 3 - 1 Chelsea 
CFR Cluj 1 - 2 Bordeaux

Grupi B

Anorthosis 3 - 3 Inter Milan 
Werder Bremen 0 - 3 Panathinaikos

Grupi C

Barcelona 1 - 1 Basel 
Sporting Lisbon 1 - 0 Shakhtar Donetsk

Grupi D

Liverpool 1 - 1 Atletico Madrid 
Marseille 3 - 0 PSV Eindhoven

La Liga- Java e 9-të

E diel, 02 nëntor

Real Betis 0 - 3 Deportivo La Coruna 
Almeria 1 - 1 Real Madrid

Espanyol 1 - 0 Osasuna 
Recreativo Huelva 1 - 1 Getafe 
Sporting Gijon 3 - 1 Numancia 
Valladolid 3 - 2 Sevilla

E shtunë, 01 nëntor:

Valencia 2 - 4 Racing Santander

Athletic Bilbao 1 - 4 Villarreal 
Atletico Madrid 2 - 0 Mallorca 
Malaga 1 - 4 Barcelona

Premierliga- Java e 11-të

 

 

E hënë, 03 nëntor

Newcastle U. 2 - 0 Aston Villa

E diel. 02 nëntor

Bolton W. 2 - 0 Manchester C.

E shtunë, 01 nëntor:

Everton 1 - 0 Fulham 
Chelsea 5 - 0 Sunderland 
Manchester U. 4 - 3 Hull C. 
Middlesbrough 1 - 1 West Ham U. 
Portsmouth 1 - 2 Wigan Athletic 
Stoke C. 2 - 1 Arsenal 
West Bromwich A. 2 - 2 Blackburn R. 
Tottenham H. 2 - 1 Liverpool

Serie A- Java e 10-të

 E diel, 02 nëntor

AC Milan 1 - 0 Napoli

Atalanta 0 - 0 Lecce 
Cagliari 5 - 1 Bologna 
Lazio 1 - 0 Catania 
Palermo 3 - 0 Chievo 
Sampdoria 1 - 0 Torino 
Siena 1 - 0 Fiorentina 
Udinese 2 - 2 Genoa 
AC Milan ? - ? Napoli (20:30)

E shtunë, 01 nëntor:

Juventus 2 - 0 AS Roma

Reggina 2 - 3 Inter Milan

Ligue 1- Java e 12-të

 

E diel, 02 nëntor

Le Havre 2 - 3 Monaco

Rennes 1 - 0 Sochaux

E shtunë, 01 nëntor:

Marseille 3 - 1 Saint-Etienne

Auxerre 0 - 0 Valenciennes 
Lille 2 - 0 Nantes 
Lorient 1 - 1 Grenoble 
Nancy 1 - 0 Bordeaux 
Nice 1 - 0 Paris S.G. 
Toulouse 0 - 1 Caen

 

Bundesliga- Java 11-të

 

 

E diel, 02 nëntor

Borussia Dortmund 1 - 1 Bochum 
FT Monchengladbach 1 - 2 Eintracht Frankfurt

E shtunë, 01 nëntor

Bayern Munich 3 - 1 Arminia Bielefeld 
Energie Cottbus 0 - 2 Schalke 
Hannover 3 - 0 Hamburger SV 
Hoffenheim 4 - 1 Karlsruhe 
Stuttgart 1 - 3 1. FC Cologne 
Werder Bremen 5 - 1 Hertha BSC

E premte, 31 tetor

Bayer Leverkusen 2 - 0 Wolfsburg

Chat
 

FlakCHee-Hack
Hap Msn @flakcheee.page.tl
 
Get a free account @flakcheee.page.tl
MAtRix Style
 
FlakCHeee Hack
InstaLL Our TooLBaR
 
Install our toolbar in http://flakcheeepagetl.ourtoolbar.com/
 
Today, there have been 4 visitors (8 hits) on this page!
FlakCHeee- Hack Radio Faliminderi Qe Po Ndegjoni Radion Tone Ju Mirepresim edhe Herave tjerat By FLakCHeee For You ..:D Per Me Shum KOntaktoni Ne email flakron_29@hotmail.com

© 2007 - 2009 FlakCHeee.PAge.Tl This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?